Kushtet dhe Rregullat

1. Kushtet e përgjithshme e përcaktuar më poshtë do të kenë kuptimin vijues në këto kushte dhe rregulla

  • “Ne” dhe “Click2Refund”: Click2Refund Inc., zyra e saj e regjistruar në “Canada HQ Office: 1 King Street West Suite 4800-200 Toronto, ON, M5H 1A1” të cilët do të merren me kërkesën tuaj për dëmshpërblim
  • “Ju” dhe “klienët”: personi(at) që keni pranuar këto kushte dhe rregulla
  • “Marrëveshja”: Një pajtim midis Klientit dhe Click2Refund që arrihet pasi Klienti pranon këto Rregulla. Marrëveshja quhet e lidhur kur Klienti, përveç pranimit të këtyre Rregullave, ka nënshkruar edhe Çertifikatën e Autorizimit.
  • “Kërkesa”: Çdo kërkesë drejtuar një kompanie ajrore për dëmshpërblim me para, në përputhje me çdo ligj apo rregullore, urdhëresë apo të ngjashme që u jep të drejtë udhëtarëve të paguhen në rastet kur fluturimi vonohet, anulohet ose ka mbi-rezervime.
  • "Çertifikata e Autoritetit”: Një dokument që Click2Refund i jep Klientit, i cili autorizon Click2Refund-it të veprojë në emër të tij
  • "Marrëveshja për Angazhim" është një dokument i ofruar nga Click2Refund, i cili tregon se Klienti angazhon Click2Refund për të vazhduar me shërbimet e kërkuara dhe pajtohet me rregullat dhe kushtet e përcaktuara në këtë marrëveshje.
  • “Dëmshpërblim”: shuma totale e parave të paguara nga një kompani ajrore në lidhje me një Kërkesë, si dëmshpërblim, marrëveshje, gjest vullneti të mirë ose në çfarëdo forme tjetër, për Klientin ose për Click2Refund, pasi Klienti t’i ketë pranuar këto rregullat dhe kushte. Dëmshpërblimi nuk përfshinë asnjë pagesë të honorareve të avokatëve, tarifave gjyqësore, shpenzimëve të arkëtimit, kamatë apo shpenzimeve të ngjashme.
  • “Veprim Ligjor”: dorëzimi i Kërkesës te një përfaqësues ligjor, siç është një avokat ose një zyrë avokatie, apo dërgimi i Kërkesës në gjykatë ose në një institucion shtetëror.
  • ”Regullorja e BE 261/2004”: Rregullorja Europiane (Nr. 261/2004), e cila përcakton rregullat e dëmshpërblimimit dhe ndihmës për udhëtarët kur fluturimi ka vonesë të madhe, anulohet ose kur nuk ju lejojnë të hipni në avion.


2. Ne kërkojmë dëmshpërblimimit për fluturimin tuaj nga kompania ajrore, në përputhje me rregullat e Bashkimit Evropian (261/2004) ose në çdo rregullore tjetër për të drejtat e udhëtarëve që vlen për udhëtimin tuaj.


3.   Duke bërë marrveshje me ne, ju garantoni jeni të autorizuar dhe keni kapacitetin ligjor për të lidhur marrëveshje.


4. Po ashtu, ju na siguroni që këtë kërkesë nuk ia keni dhënë askujt tjetër dhe se nuk keni ndonjë gjyq të hapur ose që pritet të nisë me kompaninë ajrore për të njëjtën çështje.


5. Ju duhet të na siguroni çdo të dhënë apo informacion që na duhet për të kryer marrëveshjen, kur ne jua kërkojmë. Ju na siguroni që këto të dhëna janë të sakta, të plota dhe të vërteta. Nëse na jepni të dhëna jo të sakta ose veprime mashtruse, ne kemi të drejtë ta përfundojmë bashkëpunimin menjëherë. Nëse marrëveshja mbyllet për këtë arsye, ju nuk do të keni të drejtë të kërkoni asnjë lloj dëmshpërblimimi.


6.   Ne do t’i përdorim të dhënat personale që ju keni dhënë vetëm për qëllimin e trajtimit të kërkesës suaj, në përputhje me këtë marrëveshje dhe duke respektuar të gjitha ligjet e zbatueshme për privatësinë dhe mbrojtjen e të dhënave.Ne do t’i transferojmë të dhënat personale te palë të treta vetëm nëse kjo lidhet drejtpërdrejt me qëllimin fillestar për të cilin janë mbledhur të dhënat personale, ose nëse kjo është e nevojshme për krijimin, ushtrimin apo mbrojtjen e kërkesave ligjore, ose për mbrojtje në procedura gjyqësore; si dhe në rastet kur kjo kërkohet për shkak të një detyrimi ligjor, urdhri administrativ ose urdhri gjyqësor.


7. Të dhënat që na duhen mund të na i dërgoni përmes faqes sonë të internetit, email-it, dhe programeve e opsione tjera që ofrohen nga CLic2Refund ose me telefon. Pasi marrim kërkesën tuaj, ne bëjmë kërkimet tona për të vërtetuar të dhënat e fluturimit. Nëse shohim se kërkesa ka mundësi të mira për të fituar, ju njoftojmë se e kemi pranuar çështjen dhe ju kërkojmë të nënshkruani Autorizimin. Këtë autorizim mund të na e dërgoni me DocuSign, përmes faqes sonë, me email ose me postë


8.   Pas nënshkrimit të Autorizimit dhe pranimit të këtyre rregullave dhe kushteve, ju nuk mund të angazhoni asnjë palë tjetër për të ndjekur kërkesën për dëmshpërblim ose t'ia kaloni këtë kërkesë dikujt tjetër. Çdo angazhim ose kalim i mëparshëm i kërkesës, nëse ka pasur të tillë, duhet të anulohet përpara nënshkrimit të Çertifikatës se Autorizimit.


9. Ju jeni të detyruar të përmbahen nga bisedimet me kompaninë ose kompanitë ajrore përkatëse dhe duhet të na përcillni ne çdo kontakt (email, telefonatë, etj.) nga kompania ajrore, pasi të keni nënshkruar Autorizimin


10. Pas marrjes së Autorizimit të nënshkruar nga Klienti, ne përgatisim kërkesën për pagesë, ia dërgojmë atë kompanisë ose kompanive ajrore përkatëse dhe merremi me të gjithë komunikimin e mëtejshmëm.


11.   Nëse kompania ajrore nuk e paguan dëmshpërblimimin e fluturimit brenda një kohe të arsyeshme dhe me kusht që kërkesa të ketë mundësi të mira suksesi, ne mund të nisim veprimet ligjore për ta ndjekur kërkesën deri në fund.


12. Në rast se për veprimet ligjore angazhohet një avokat i kontraktuar, ju duhet të na lejoni t'i japim avokatit akses në të gjitha të dhënat që na keni dërguar dhe të lejoni përfaqësuesin ligjor të na jep informacionet rreth ecurisë së procesit. Nëse gjykata përkatëse kërkon dokumente të tjera shtesë, ju merrni përsipër t'i nënshkruani ato. Në raste specifike që përfshijnë procese gjyqësore të zgjatura, ne rezervojmë të drejtën të zbresim tarifat ligjore nga dëmshpërblimimi i përfituar, si pjesë e marrëveshjeve tona me partnerët ligjorë. Nënshkrimi në formularin e kalimit të së drejtës mund të përdoret gjithashtu për të kërkuar dëmshpërblimim nga kompania ajrore përmes veprimeve në organe civile ose shtetërore.


13. Nëse ne ose avokati i kontraktuar nisim procedurat ligjore për të ndjekur një kërkesë, ne do të mbulojmë çdo shpenzim të krijuar në rast se gjyqi humbet.


14. Në rastin e një marrëveshjeje për dëmshpërblim (brenda ose jashtë gjykatës) ose nëse gjyqi fitohet, tarifat e avokatit dhe shpenzimet gjyqësore (nëse ka) do të zbriten nga shuma e dëmshpërblimimit, përveç rasteve kur ato merren përsipër nga kompania ajrore (siç ndodh në pothuajse të gjitha rastet


15. Ne do të ndalim 29% të dëmshpërblimimit si Tarifë Shërbimi (plus taksat e aplikueshme), si rregull bazë, kur dëmshpërblimimi fitohet. Përveç kësaj, mund të ketë ndryshime në çmim varësisht nga marrëveshjet e veçanta të bëra me partnerët tanë të biznesit."


16. Arritja e çdo marrëveshjeje për dëmshpërblimim kërkon pëlqimin tuaj. Nga ana tjetër, si masë paraprake, ju na jepni neve dhe avokatit të kontraktuar autoritetin për të lidhur marrëveshje për dëmshpërblim. Në këtë rast, marrveshjet e mbyllura në kuadër të këtij autorizimi nuk kërkojnë pëlqim të mëtejshëm. Ne kemi gjithashtu të drejtën të refuzojmë pajtimin pa u konsultuar me Klientin nëse kompania ajrore ofron më pak se 80% të shumës së dëmshpërblimimit ose ofron kuponë (vouchers) në vend të parave kesh.


17. Ju jeni të detyruar të na njoftoni pa vonesë nëse merrni pagesa direkte ose ndonjë dëmshpërblimim tjetër nga kompania(t) ajrore pasi të jetë nënshkruar marrëveshja. Këto lloj pagesash do të konsiderohen si dëmshpërblimim. Pagesa të tilla i japin të drejtën Click2Refund-it të përfitojë Tarifën e saj të Shërbimit dhe Tarifën e Veprimeve Ligjore, nëse Click2Refund ka ndërmarrë veprime ligjore përpara se Klienti të merrte pagesën nga kompania ajrore përkatëse. Në rast të mosshlyerjes së faturës sonë, ne kemi të drejtë të tarifojmë një gjobë vonese prej 10.00 USD fiks. Shpenzimet e transfertës bankare mbulohen nga ju.


18. Pasi ne të kemi paguar dëmshpërblimimin e rënë dakord, sipas udhëzimeve tuaja dhe metodës së përzgjedhur prej jush, ne nuk do të mbajmë përgjegjësi për: çeqet, kartat e debitit të parapaguara, kartat e kreditit dhe mjete të ngjashme që humbasin gjatë rrugës për te ju; ose për çdo pasojë që vjen si rezultat i dhënies nga ana juaj të informacioneve të gabuara të llogarisë bankare, adresës së gabuar apo të ngjashme.


19. Nuk mund të kërkohet asnjë kamatë për periudhën kohore midis pranimit dhe ekzekutimit të pagesës. Ne rezervojmë të drejtën të marrim çdo kamatë të përfituar nga kompania ajrore.


20. Asnje fatura lidhur me shërbimet e ofruara dhe tarifat e aplikuara nuk do të lëshohen automatikisht, por një faturë elektronike mund të kërkohet dhe të dërgohet përmes e-mailit.


21.   Pagesat iniciohen përmes transfertave të parave. Ju mund të zgjidhni ndërmjet transfertës bankare ose PayPal. Tarifat e transfertës do të zbriten nga shuma e dëmshpërblimit nga kompania ajrore.


22. Kompanitë ajrore mund t'i kryejnë pagesat në valuta të ndryshme, në varësi të zyrës që trajton kërkesën tuaj. Ju gjithashtu mund të kërkoni që pagesat të kryhen në një valutë të ndryshme nga ajo e fondit të pranuar, në varësi të llogarisë suaj bankare personale. Për të gjitha transaksionet që kërkojnë këmbim, ne përdorim kursin referencë të këmbimit të bankës sonë lokale, pavarësisht metodës së pagesës apo ndërmjetësit të zgjedhur.


23. Ju mund të tërhiqeni nga pranimi i kësaj Marrëveshjeje pa dhënë asnjë arsye. Për të ushtruar këtë të drejtë, duhet të dërgoni një deklaratë të qartë ku tregoni vendimin tuaj për t'u tërhequr në adresën e e-mailit të dhënë më poshtë, brenda 14 ditëve nga data e lidhjes së Marrëveshjes.
Ju lutemi vini re se, për shkak të natyrës së shërbimeve të ofruara, e drejta e tërheqjes nuk do të zbatohet më pasi kërkesa juaj të jetë procesuar dhe dërguar te kompania ajrore, ose pasi të ketë skaduar periudha 14-ditore e tërheqjes, cilado që ndodh e para.

[email protected]
ose
1 King Street West Suite 4800-200 Toronto, ON, M5H 1A1


24. Ne kemi të drejtë të ndërpresim marrëveshjen posaqërisht nëse: ju shkelni detyrat dhe detyrimet tuaja të përcaktuara në këto terma dhe kushte, ose nëse ne e konsiderojmë kërkesën tuaj jo premtuese pas një vlerësimi të duhur. Në këtë rast, ju do të njoftoheni


25. Ne jemi të autorizuar të ndryshojmë këto rregulla dhe kushte, si dhe të vendosim kushte shtesë në çdo kohë dhe pa paralajmërim. Megjithatë, ndryshimet që kanë efekt negativ për ju nuk do të zbatohen në rastin tuaj.


26. Nëse ndonjë dispozitë e këtyre rregullave dhe kushteve bëhet e pavlefshme, e paligjshme ose e pazbatueshme, kjo nuk do të ndikojë në asnjë mënyrë në vlefshmërinë e dispozitave të tjera të mbetura.


27. Ligjet e Provincës Ontario, Kanada, zbatohen për këto rregulla dhe kushte, Certifikatën e Autoritetit dhe Marrëveshjen e Shërbimit (nëse është nënshkruar) ndërmjet Klientit dhe Click2Refund. Gjykata përqështje të Vogla një ndarje e Gjykatës Superiore të Drejtësisë në Ontario, Kanada, do të zgjidhë ekskluzivisht çdo mosmarrëveshje që rrjedh nga ose në lidhje me këto në shkallë të parë.


28. email: [email protected] website:  click2refund.com

Last Update: 25 November 2022