Mesatarisht, në të gjithë botën shkaktohen 30,000 vonesa fluturimesh çdo ditë - një problem kaq i zakonshëm sa shumë njerëz nuk e kuptojnë se edhe një vonesë prej 2 orësh u jep atyre të drejta të caktuara sipas ligjeve të shumë shteteve.
Kjo ndodh, sepse kur fluturimi juaj është me vonesë, edhe me dy orë mund të krijoj një problem të madh. Pasagjerët që udhëtojnë për udhëtime pune mund të humbasin takimet, dhe personat me fëmijë mund të kenë nevojë të bëjnë një ndalesë për ushqim shtesë.
Shumë njerëz mbështeten në vaktet e përfshira në biletat e tyre të fluturimit, kështu që nuk janë të përgatitur të presin dy orë shtesë për vaktin e tyre të radhës - gjë që mund të duket si një përjetësi kur jeni të bllokuar në aeroport. Dhe është shumë e mundishme që ju duhet të riplanifikoni angazhimet e udhëtimit për tek destinacioni juaj.
Për fat të mirë, linjat ajrore sipas ligjit janë të detyruara që t'ju ofrojnë ushqim, mënyra komunikimi dhe disa gjëra të tjera të nevojshme në varësi të rrethanave të vonesës suaj.
Nëse e gjeni veten e juaj të bllokuar në aeroport për dy orë ose më shumë për shkak të një vonese fluturimi, ja çfarë mund të prisni nga linja ajrore me të cilën po udhëtoni - dhe ç’farë të bëni nëse linja ajrore nuk i përmbahet ligjit.
Ju nuk keni nevojë të kërkoni broshura të hollësishme ligjore ose informacione për të kuptuar nëse ju takon një
kompensim. Përdorni kalkulatorin tonë falas të kompensimit për të kontrolluar nëse rasti juaj është i pranueshëm sipas rregulloreve të ndryshme ndërkombëtare për pasagjerët.
Shumë shtete anembanë botës kanë ligje që kërkojnë që linjat ajrore të kompensojnë pasagjerët për vonesat dhe anulimet e fluturimeve sipas Konventës së Montrealit, një standard ndërkombëtar për të drejtat e pasagjerëve.
Vonesa e zakonshme që do të dëgjoni është një vonesë prej tre orësh ose më shumë, sepse vonesat më të gjata se tre orë ju japin të drejtën për kompensim financiar sipas ligjit 261 të BE-së dhe ligjit kanadez APPR l të APPR-së Rregullorja për Mbrojtjen e Pasagjerëve të Linjave Ajrore).
Megjithatë, nëse vonesa juaj është më tepër se dy orë, ju keni të drejtën ligjore për këto tre gjëra:
Ushqime dhe pije freskuese në përpjesëtim me kohën dhe kohëzgjatien e vonesës. Për një vonesë 2-orëshe, kjo mund të nënkuptojë gjëra të ndryshme në kohë të ndryshme - kështu, për shembull, nëse fluturimi vonohet në mesin e pasdites, ata mund të jenë të detyruar të ofrojnë vetëm një vakt të vogël dhe ujë. Nëse fluturimi juaj vonohet pranë një vakti të zakonshëm, ata duhet t'ju ofrojnë diçka më të konsiderueshme.
Si duket kjo? Zakonisht, ata do të shpërndajnë kupona ushqimor ose ushqime të lehta për të përmbushur këtë detyrim në varësi të kohës së vonesës.
Megjithatë, kjo mund të varet edhe se sa afër jeni tek imbarkimi. Ata mund t’ju ofrojnë ushqime të thjeshta në vend të kuponëve ushqimorë nëse jeni më pak se 30 minuta nga hyrja në avion, edhe nëse vonesa ka qenë në kohën e një vakti.
Telekomunikacioni duke përfshirë thirrjet telefonike dhe email-et falas. Zakonisht, aeroportet kanë linjë interneti falas, gjë që i bën automatikisht ato të pajtueshme, por ato gjithashtu mund t'u lejojnë pasagjerëve të përdorin telefonin tek hyrja për në avion. Nëse bateria e telefonit tuaj celular mbaron dhe ju duhet të bëni një telefonatë, linja ajrore duhet të jetë e gatshme t'jua mbulojë gjatë një vonese.
Informacione rreth vonesës në një format të aksesueshëm çdo 30 minuta. Kompania ajrore duhet t'ju përditësojë mbi statusin e fluturimit tuaj në intervale të rregullta çdo 30-minuta për t'u siguruar që jeni të përditësuar kur mund të prisni të arrini në destinacionin tuaj.
Vonesat më të gjata se dy orë nuk ju japin të drejtë për kompensim financiar - por vonesat e fluturimit më të gjata se tre orë po! Të kuptoni të drejtat tuaja do t’ju ndihmojë kur fluturimet tuaja vonohen, pasi kjo mund t'ju ndihmojë të kërkoni kompensimin që ju takon sa më shpejt të jetë e mundur.
Më poshtë, do të trajtojmë se çfarë duhet bëni nëse fluturimi juaj vonohet më shumë se dy orë, si dhe disa pyetje të zakonshme në lidhje me skenarë specifikë që mund t'ju japin të drejtën për përfitime të caktuara.
Para së gjithash, përpiquni të mos keni panik. Një vonesë fluturimi mund të jetë një problem i madh, veçanërisht nëse udhëtoni me fëmijë të vegjël, kafshë shtëpiake ose pasagjerë të ndjeshëm - por ju keni të drejta që ju japin të drejtën për pije freskuese dhe komunikime për vonesa mbi 2 orë, dhe kompensim nëse vonesa zgjat mbi 3 orë.
Gjërat kryesore që ju duhet të bëni:
Nëse ju nuk merrni një kupon ushqimor nga linja ajrore, por duhet të blini një ushqim të lehtë për ju (ose fëmijëve tuaj të uritur), ruajini faturat!
Duke pasur parasysh këtë gjë, është e rëndësishme gjithashtu të kujtoni se linja ajrore është e detyruar t'ju ofrojë vetëm pije freskuese në përpjesëtim me kohëzgjatjen e pritjes suaj. Pra, nëse po synoni një biftek të madh në një restorant luksoz, kjo mund të mos llogaritet nëse vonesa juaj është vetëm disa minuta gjatë dy orëve. Linjat ajrore gjithashtu nuk do të mbulojnë pijet alkoolike me vaktet, pavarësisht se ju mund të dëshironi një birrë gjatë vonesës.
Gjithashtu, ju duhet të ruani faturat tuaja nëse gjatë vonesës paguani për komunikim me Wi-Fi për email-et ose për telefonatat.
Sipas ligjit të Bashkimit Europian dhe atij kanadez, vonesat e fluturimit gjithashtu llogariten nga ndryshimi në kohën kur arrini në destinacionin tuaj përfundimtar, jo nga përvoja e vonesës në aeroport.
Për shembull, nëse keni një përvojë me një vonesë 2-orëshe në terminalin e nisjes, një vonesë 1-orëshe në pistë dhe një vonesë 30-minutëshe në ajër, kjo do të thotë që vonesa juaj është në fakt 3.5 orë, që do të thotë se mund të keni të drejtën për kompensim nëse vonesa ishte për faj të linjës ajrore.
Ruani kartat e imbarkimit, komunikimet dhe çdo dokumentacion tjetër sapo të dëgjoni se ka një vonesë. Në këtë mënyrë, nëse vonesa juaj 2-orëshe shkon në një vonesë 4-orëshe, keni të gjithë dokumentacionin që ju nevojitet për të bërë një kërkesë financiare gjithashtu.
Nëse një vonesë brenda mbikqyrjes së linjës ajrore zgjat më shumë se 3 orë në Kanada ose mbi 5 orë në Bashkimin Europian, ju mund të keni të drejtën të anuloni fluturimin tuaj për një rimbursim të plotë ose të bëni ndryshime alternative udhëtimi që ju përshtaten.
Me kaq shumë ligje të ndryshme në lidhje me kur dhe si linjat ajrore mund t'ju rimbursojnë, është mirë të dini menjëherë opsionet tuaja. Mund ta kontrolloni kërkesën tuaj me Click2Refund dhe të merrni një përgjigje brenda 24 orëve nëse keni apo jo të drejtën për kompensim dhe sa.
Nuk është e pazakontë që një vonesë prej 2 orësh e fluturimit të jetë shkak të humbisni një fluturim lidhës, veçanërisht kur ndalesa në aeroportin lidhës është shumë e shkurtër.
Në këtë rast, linja ajrore operative duhet t'ju ofrojë një fluturim alternativ, si dhe akomodimin dhe transportin për dhe nga aeroporti nëse përfundoni duke qëndruar gjatë natës.
Nëse vonesa ka qenë gjatë mbikqyrjes së linjës ajrore dhe ju arrini në destinacionin tuaj përfundimtar më shumë se 3 orë me vonesë, ju keni të drejtën për kompensim sipas ligjit kanadez dhe atij të BE-së. Ju mund të keni të drejtë deri në 2,400 dollarë kanadezë (sipas ligjit kanadez) ose 600 euro dhe 520 paund (sipas ligjit të BE-së/Mbretërisë së Bashkuar) për vonesën, kështu që është e rëndësishme të kontrolloni kërkesën tuaj për të kuptuar se sa të drejtë keni për kompensim.
Është e rëndësishme të theksohet se kjo aplikohet vetëm nëse fluturimi lidhës është prenotuar me të njëjtin rezervim. Nëse keni prenotuar një rezervim veçmas për fluturimin tuaj lidhës, atëherë varet nga ju që të arrini në fluturimin lidhës në kohë.
Mbirezervimi – shitja e më shumë biletave sesa vendeve në avion është një situatë specifike që është nën mbikqyrjen e linjës ajrore. Nëse ju është mohuar hipja në bord për shkak të mbirezervimit, ju keni të drejtë për kompensim sipas ligjit kanadez edhe nëse nuk ka pasur vonesa.
Kur ju mohohet hipja në bord në një linjë ajrore kanadeze për shkak të mbirezervimit, ju keni të drejtë për:
900 dollarë për vonesa midis 0 dhe 6 orësh
1.800 dollarë për vonesa midis 6 dhe 9 orësh
2.400 dollarë për vonesa mbi 9 orë
Kjo do të thotë që ju keni të drejtën të paktën për 900 dollarë kompensim nëse vonesa e fluturimit tuaj prej 2 orësh lidhet me mohimin e hipjes në bord për shkak të mbirezervimit. Ky kompensim është shtesë përveç biletës alternative që ju jep linja ajrore, në vend që të shtohet në çmimin e ri të biletës.
Sipas ligjit të BE-së/Mbretërisë së Bashkuar, kur ju refuzohet hipja në bord për shkak të mbirezervimit të fluturimit, ju keni të drejtë për
250 euro për të gjitha fluturimet prej 1500 kilometrash ose më pak
400 euro për të gjitha fluturimet brenda Komunitetit prej më shumë se 1500 kilometrash, dhe për të gjitha fluturimet e tjera midis 1500 dhe 3500 kilometrash
600 euro për të gjitha fluturimet që nuk i plotësojnë kushtet e mësipërme
Nëse pasagjerëve u ofrohet një tjetër fluturim për në destinacionin e tyre me një fluturim alternativ dhe ora e mbërritjes së të cilit nuk e tejkalon kohën e planifikuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar fillimisht
me dy orë, në lidhje me të gjitha fluturimet prej 1500 kilometrash ose më pak
me tre orë, në lidhje me të gjitha fluturimet brenda Komunitetit prej më shumë se 1500 kilometrash dhe për të gjitha fluturimet e tjera midis 1500 dhe 3500 kilometrash
me katër orë, në lidhje me të gjitha fluturimet që nuk i plotësojnë kushtet
transportuesi ajror operativ mund ta ulë kompensimin me 50%.
Nëse vullnetarisht keni zgjedhur të merrni një biletë alternative, kjo është një histori tjetër. Për sa kohë që vonesa ka qenë brenda 3 orëve, linja ajrore nuk është e detyruar t'ju kompensojë.
Ligjet në lidhje me vonesat e fluturimeve varen nga fakti nëse problemi është apo jo nën kontrollin e linjës ajrore. Për shembull, nëse vonesa ndodh për shkak të motit, problemeve të sigurisë ose një gabimi të kontrollit të trafikut ajror, ata mund të mos jenë të detyruar t'ju ofrojnë kompensim për vonesa më shumë se 3 orë.
Megjithatë, kompania duhet të ofrojë ushqim, pije freskuese dhe shërbime komunikimi gjatë kohëzgjatjes së vonesës suaj.
Ata gjithashtu nuk janë të detyruar ligjërisht të ofrojnë akomodim nëse një qëndrim gjatë natës ishte jashtë mbikqyrjes tyre - për shembull, në rast se një stuhi dëbore e bën fluturimin të pasigurt.
Pasi të keni hipur në avion, nuk është e pazakontë të qëndroni duke pritur në aeroplan pasi dyert të jenë mbyllur. Kjo njihet si vonesë në pistë dhe nuk është e pazakontë në Kanada dhe në klima të tjera veriore ku shkrirja e akullit mund të zgjasë me orë të tëra.
Kur jeni duke pritur në pistë, ligji kanadez kërkon që linjat ajrore t'ju ofrojnë:
Ushqime dhe pije me sasi të arsyeshme, për sa kohë që është e sigurt
Ajrosje e duhur dhe një kabinë që mbahet në një temperaturë të rehatshme, dhe qasje në tualete ndërsa jeni duke pritur
Mundësia për të zbritur nëse jeni në pistë për më shumë se 3 orë, përveçse ngritja e avionit është e afërt (me fjalë të tjera, brenda 45 minutave)
Komunikimi me persona jashtë avionit, zakonisht duke përdorur Wi-Fi
Shkurtimit, linja ajrore duhet t'ju rehatohojë arsyetushëm teksa jeni brenda në avion dhe nuk mund t'ju mbajë në avion për më shumë se 3 orë e 45 minuta nëse nuk do të shkoni gjëkundi. I takon pilotit të përcaktojë se cilat masa janë të lejueshme në mënyrë të sigurt, por linja ajrore duhet të marrë të gjitha masat e arsyeshme për t'u përmbajtur ligjeve të vonesave në pistë.
Shpesh, linjat ajrore do të ndryshojnë itinerarin e fluturimeve përpara se planifikojnë nisjen. Sipas ligjit të BE-së dhe atij kanadez, linjat ajrore duhet të njoftojnë pasagjerët për ndryshimet 14 ditë më herët.
Sipas ligjit të BE-së, ndryshimi i itinerarit që shkakton një vonesë prej më shumë se 2 orësh mund të jetë i pranueshëm për kompensim nëse ju jepet njoftim më pak se dy javë më herët.
Nëse fluturoni jashtë BE-së me çdo lloj linjë ajrore, ju mbuloheni nga ligji i BE-së. Ju mbuloheni gjithashtu nëse fluturoni për në BE me një linjë ajrore të operuar nga BE-ja.
Nëse fluturoni për në ose nga Kanadaja me çdo linjë ajrore, ju mbuloheni nga ligji kanadez.
Kështu, nëse fluturoni me Air France për një pushim në Paris nga Toronto, ju mbuloheni nga të dy ligjet. Si të vendosni?
Në përgjithësi, është më e lehtë të merrni kompensim sipas ligjit të BE-së pasi udhëzimet janë më të qarta. Ka ekzistuar për gati 20 vjet, kështu që ka pasur një numër më të konsiderueshëm pretendimesh për të mbështetur ligjet e BE-së që mbrojnë pasagjerët.
Ligjet kanadeze, nga ana tjetër, kanë ekzistuar që nga viti 2019 - kështu që ka ende disa situata që janë të paqarta dhe mund të jetë më e vështirë të merrni rimbursimin. Megjithatë, mund të ketë disa situata në të cilat është më mirë të përpiqeni të kërkoni kompensim sipas ligjit kanadez.
Për shembull, nëse fluturimi juaj ishte i mbirezervuar dhe juve ju është mohuar hipja në bord, ligji kanadez ju jep të drejtën për më shumë kompensim.
Verifikoni dy herë kërkesën tuaj me ekspertë për t'u siguruar që po merrni marrëveshjen më të mirë për rrethanat tuaja. Mund të bëni vetëm një kërkesë, prandaj sigurohuni që është ajo që do t'ju sjellë përfitimin më të madh!
Kur vonesat e fluturimit janë 2 orë ose më shumë, nuk keni të drejtë për kompensim financiar. Sidoqoftë, mund të jeni ende në gjendje të bëni një kërkesë për të mbuluar shpenzimet që keni pasur gjatë pritjes nëse keni shpenzuar para për diçka që linja ajrore duhet t'ju kishte ofruar.
Nëse keni pasur shpenzime për ushqime ose komunikime gjatë një vonese 2-orëshe, kontrolloni kërkesën tuaj me Click2Refund. Kompania ajrore mund t'ju rimbursojë nëse keni shpenzuar para për ushqime ose komunikime që duhet t'i kishte ofruar gjatë një vonese.
Mos u shqetësoni për detajet e këtyre rregulloreve për pasagjerët ajrorë. Përdorni llogaritsin tonë falas të kompensimit për të kontrolluar nëse e përfitoni dhe për të parë se sa mund të pretendoni vetëm në 2 minuta!