Rregullat e Reja për Të Drejtat e Udhëtimit Ajror në Kanada: Informacioni Shtesë që ju Nevojitet

Në përputhje me Rregulloren e re Kanadeze për Mbrojtjen e Udhëtarëve, e cila hyri në fuqi pjesërisht më 15 korrik të këtij viti, ka shumë rregulla të reja që lidhen me të drejtat tuaja si udhëtar ajror. Disa prej tyre kanë të bëjnë me anulimet e fluturimeve, vonesat dhe situata të ngjashme. Të tjera lidhen plotësisht me fluturimet që janë mbi-rezervuar (overbooked) ose që kanë ndryshuar si pasojë e mirëmbajtjes. Megjithatë, rregulloret e reja përmbajnë edhe informacione të rëndësishme që nuk përshtaten plotësisht në këto kategori, por që ju duhet t'i dini. Ja disa prej tyre.


Transporti i Instrumenteve Muzikore

Mos u shqetësoni, muzikantë – ne kemi menduar për ju. Sipas rregullave të reja, çdo linjë ajrore tani duhet të përfshijë informacionin në lidhje me transportin dhe ruajtjen e instrumenteve muzikore në kushtet e saj të përgjithshme (si dhe në tarifat e saj). Ky informacion duhet të përmbajë sa vijon:

  1. Kufizimet për përmasat dhe peshën (si dhe sasinë)
  2. Tarifat për transportin e instrumenteve muzikore (disa kompani ajrore i zbatojnë ato)
  3. Çfarë mund të bëni nëse lloji i avionit tuaj ndryshohet në një më të vogël
  4. Opsionet për vendosjen e instrumenteve në kabinë

Mbani mend, sipas rregulloreve të reja, ju mund të keni të drejtë për një dëmshpërblim deri në 2,400 dollarë kanadezë (C$) nëse fluturimi juaj është mbi-rezervuar ose nëse nuk mund të fluturoni më për shkak të uljes së kategorisë së mjetit (avionit). Kjo mund të përfshijë edhe rastet kur opsionet e bagazhit bëhen të pamjaftueshme


Bagazhi i humbur ose i dëmtuar

Nëse kompania ajrore humbet, nuk e ruan ose dëmton bagazhin tuaj, atëherë ju jeni të mbrojtur nga Konventa e Montrealit. Sipas kësaj konvente, linjat ajrore mund të mbahen përgjegjëse për bagazhet që dëmtojnë ose humbasin gjatë udhëtimeve ndërkombëtare. Natyrisht, nëse e dëmtoni vetë atë, nuk do të keni të drejtë për dëmshpërblim, por konventa mbulon bagazhet deri në një vlerë prej rreth 2,100 dollarësh. Kjo padyshim përfshin edhe instrumentet muzikore.


Falë të drejtave të shtesë të udhëtimit ajror në Kanada, ky rregull zbatohet jo vetëm për fluturimet ndërkombëtare, por edhe për ato brenda vendit.


Ulëset për fëmijët

Nëse udhëtoni me familjen, ju jeni të mbrojtur nga rregullat e reja. Deklarata e të Drejtave të Pasagjerëve specifikon se kompania ajrore duhet të ndihmojë në uljen e fëmijëve nën 14 vjeç sa më pranë kujdestarit, mbrojtësit ligjor ose prindit të tyre. Ata duhet ta bëjnë këtë në mundësinë më të parë dhe pa asnjë kosto shtesë për ju. Se sa afër do t’ju ulin, kjo varet nga mosha e fëmijës. Ja një përmbledhje e shkurtër:

  1. 5 ose më pak: duhet të jetë ngjitur me atë të kujdestarit të fëmijës.
  2. 5 deri 11: ulesja duhet të jetë në të njëjtin rresht dhe jo më shumë se një vend larg kujdestarit
  3. 12 ose 13: nuk duhet të ketë më shumë se një rresht distancë midis fëmijës dhe kujdestarit të ti

Vini re se fjala “kujdestar” këtu zbatohet në kuptimin ligjor, prandaj përfshin mbrojtësit ligjorë, prindërit, si dhe kujdestarët e tjerë


Komunikimi i përmirësuar për personat me aftësi të kufizuara

Sipas rregullave të reja, kompanitë ajrore tani duhet të sigurojnë që komunikimi i tyre të jetë plotësisht i qasshëm për çdo person me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë se të gjitha komunikimet elektronike duhet të ofrohen edhe në një formë që është e pajtueshme me teknologjinë adaptive që përdorin udhëtarët me nevoja të veçanta, ndërsa komunikimet në letër duhet të jenë të disponueshme në Braille (shkrim për të verbrit), me shkrim të madh ose në format digjital.


Mbani mend: nëse një linjë ajrore dështon në zbatimin e këtyre rregullave të reja, ajo ka shumë të ngjarë të paguajë një gjobë deri në 25,000 dollarë kanadezë (C$). Mos lejoni që kompanitë ajrore të shpërfillin detyrimet e tyre dhe t'ju trajtojnë në mënyrë të papërshtatshme si pasagjer