Të Drejtat Tuaja Kur Ju Refuzohet Hyrja Në Avion (Largim nga Avioni në Rast Mbirezervimi)

Ju mund ti keni videot në rrjetet sociale ku udhëtarët nxirren zvarrë nga fluturimi. Kompanitë ajrore kanë të drejtë ligjore të mbirezervojnë vendet për të maksimizuar fitimin, duke planifikuar që një përqindje e udhëtarëtve nuk do të paraqiten për fluturim. Nëse një vend i shitur mbetet bosh, kompanitë humbasin mundësinë për më shumë të ardhura. Analiza statistikore i ndihmon kompanitë ajrore të menaxhojnë këtë skenar.


Sipas ligjit të BE-së, ju gëzoni disa të drejta nëse ju largojnë nga fluturimi. Që këto rregulla t'ju mbrojnë, fluturimi juaj duhet të:

nga një aeroport i BE-së dhe operohet nga çfarëdo kompanie ajrore, ose
mbërrin në një aeroport të BE-së dhe operohet nga një kompani ajrore e BE-së (Sipas këtij ligji, në aeroportet e BE-së përfshihen edhe ato në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër).

Të pranosh vullnetarisht për të mos udhëtuar në atë fluturim

Kur një fluturim është mbirezervuar, disa udhëtarëve duhet t'u refuzohet hipja në avion. Nëse ofroheni vullnetarisht për t'u larguar, ju takon juve dhe kompanisë ajrore të bieni dakord për dëmshpërblimin. Shpesh, kompanitë do të bëjnë një ofertë dëmshpërblimi te porta e nisjes, e cila mund të jetë në para kesh ose kupona


Nëse ofroheni vullnetarisht për t'u larguar, ju keni gjithashtu të drejtë për një fluturim alternativ ose kthim të parave


Kur ju detyrojnë të lini fluturimin.

Nëse ju refuzohet hipja në avion kundër dëshirës suaj, ju keni të drejtë për dëmshpërblim, për sa kohë që jeni paraqitur në kohë te sporteli.


Vlera e dëmshpërblimit varet nga gjatësia e fluturimit tuaj dhe oraret e itinerarit alternativ që ju ofrohet:


E drejta juaj për dëmshpërblim kur ju ofrohet një fluturim zëvendësues

Shuma e dëmshpërblimit është 250 € për të gjitha fluturimet deri në 1,500 kilometra; 400 € për të gjitha fluturimet brenda komunitetit (BE-së) mbi 1,500 kilometra, si dhe për të gjitha fluturimet e tjera midis 1,500 dhe 3,500 kilometra; dhe 600 € për të gjitha fluturimet e tjera me një distancë fluturimi mbi 3,500 kilometra.


Kompania ajrore operuese mund ta reduktojë dëmshpërblimin me 50%, nëse koha e mbërritjes nuk e tejkalon kohën e parashikuar të mbërritjes së fluturimit të rezervuar fillimisht me: dy orë për fluturimet e shkurtra, tre orë për fluturimet e mesme dhe katër orë për fluturimet e gjata.


  • Për fluturimet e shkurtra që mbulojnë më pak se 1,500 km:
    • -Nëse vonesa është më pak se dy orë, ju mund të kërkoni 125 €
    • -Nëse vonesa është më shumë se dy orë, ju mund të kërkoni 250 €
  • Për fluturimet me distance të mesme që mbulojnë 1,500 km – 3,500 km, ose fluturimet brenda BE-së mbi 1,500 km:
    • -Nëse vonesa është më pak se tri orë, ju mund të kërkoni 200 €
    • -Nëse vonesa është më shumë se tri orë, ju mund të kërkoni 400 €
  • Për fluturimet e gjata që mbulojnë më shumë se 3,500 km:
    • -Nëse vonesa është më pak se katër orë, ju mund të kërkoni 300 €
    • -Nëse vonesa është më shumë se katër orë, ju mund të kërkoni 600 €

Për përcaktimin e distancës, bazë do të jetë destinacioni i fundit në të cilin refuzimi i hipjes në avion ose anulimi do të vonojë mbërritjen e pasagjerit pas kohës së parashikuar.


Të drejtat tuaja të tjera kur ju heqin nga fluturimi

Pavarësisht nëse keni pranuar vullnetarisht apo jeni detyruar të lini vendin tuaj (të hiqeni nga fluturimi), kompania juaj ajrore duhet t'ju lejojë gjithashtu të zgjidhni midis dy opsioneve:


1. Zgjidhni një fluturim alternativ

Kompania juaj ajrore duhet t’ju ofrojë një fluturim alternativ. Ju takon juve të vendosni nëse dëshironi të fluturoni sa më parë që të jetë e mundur, apo në një datë të mëvonshme që ju përshtatet. Kompanitë ajrore shpesh e quajnë këtë si ndryshim i itinerarit . Kompania juaj ajrore duhet t’ju ofrojë një fluturim alternativ. Ju takon juve të vendosni nëse dëshironi të fluturoni sa më parë që të jetë e mundur, apo në një datë të mëvonshme që ju përshtatet. Kompanitë ajrore shpesh e quajnë këtë si ndryshim i itinerarit .


Nëse dëshironi të fluturoni sa më parë që të jetë e mundur, kompania juaj ajrore duhet t’ju ofrojë gjithashtu kujdes dhe asistencë gjatë kohës që prisni fluturimin. Kjo nënkupton ushqim, pije, mundësi komunikimi dhe akomodim, nëse ju duhet të kaloni natën.


2. Merrni kthimin e parave

Nëse nuk dëshironi të fluturoni, mund të merrni paratë tuaja mbrapsht. Ju do të ktheni paratë për të gjitha pjesët e biletës që nuk i keni përdorur.


Për shembull, nëse keni rezervuar një fluturim vajtje-ardhje dhe ju largoheni nga fluturimi i nisjes , ju mund të merrni mbrapsht nga kompania ajrore pagesën e plotë të biletës vajtje-ardhje.


Nëse jeni në mes të një udhëtimi, kompania juaj ajrore duhet t’ju sigurojë gjithashtu një fluturim mbrapsht në pikën tuaj të nisjes.