Të Drejtat Tuaja Kur Humbisni Fluturimin Lidhës

Fluturimi juaj mund të përfshijë fluturime lidhëse, prandaj ju duhet të merrni më shumë se një fluturim për të mbërritur në destinacionin tuaj. Për shembull, nëse keni për të fluturuar nga Mynihu në Rio de Zhaneiro përmes Madridit dhe e humbisni lidhjen në Madrid sepse fluturimi juaj nga Mynihu mbërrin me një orë vonesë, ju mund të kërkoni dëmshpërblim për sa kohë që mbërrini në destinacionin tuaj final, Rio de Zhaneiro, me më shumë se tri orë vonesë.


Sipas ligjit të BE-së, ju mund të keni të drejtë për dëmshpërblim nga kompania juaj ajrore nëse humbisni një fluturim lidhës. Që këto rregulla t'ju mbrojnë, fluturimi juaj duhet të jetë:

niset nga një aeroport i BE-së dhe operohet nga çfarëdo kompanie ajrore, ose
që mbërrin në një aeroport të BE-së dhe operohet nga një kompani ajrore e BE-së

(Sipas këtij ligji, aeroportet e BE-së përfshijnë edhe ato në Islandë, Lihtenshtajn, Norvegji dhe Zvicër.)


Nëse udhëtimi juaj përfshin fluturime me kompani ajrore nga vende të ndryshme, në përgjithësi është kombësia e kompanisë përgjegjëse ajo që përcakton të drejtat tuaja.


Për shembull, nëse një vonesë në fluturimin tuaj të parë bën që ju të humbisni të dytin, kompania ajrore që operon fluturimin e parë është ajo që mban përgjegjësi.


Në disa rrethana, ju mund të keni të drejtë të kërkoni dëmshpërblim për humbjen e fluturimit lidhës. Kjo varet nga vonesa me të cilën mbërrini në destinacionin tuaj final dhe nga shkaku kryesor i vonesës. Rregullat për dëmshpërblimin kur humbisni një fluturim lidhës janë të ngjashme me ato për çdo vonesë tjetër fluturimi.


Ndihmesa nëse humbisni fluturimin lidhës dhe merrni një fluturim zëvendësues

Nëse humbja e fluturimit lidhjës është faji i kompanisë ajrore (për shkak të vonesës së fluturimit paraprak), kompania duhet t'ju sigurojë një zëvendësim në fluturimin e radhës të disponueshëm, si dhe:

Ushqim, pije freskuese, dhe ujë
Qasje në shërbimet e telekomunikimit (telefonata dhe email)
Fjetje nëse fluturimi i ri ështe të nesermën dhe ju duhet të kaloni natën.
Sa dëmshpërblim mund të kërkoj për një fluturim lidhës të humbur?

Ju keni të drejtë të kërkoni dëmshpërblim në varësi të distancës së fluturimit dhe kohëzgjatjes së vonesës:

(a) 250 EUR për të gjitha fluturimet me 1 500 kilometra ose më pak;

(b) 400 EUR për të gjitha fluturimet brenda Komunitetit (BE) prej më shumë se 1,500 kilometrash, dhe për të gjitha fluturimet e tjera midis 1,500 dhe 3,500 kilometrash;

(c) 600 EURO për të gjitha fluturimet që nuk hyjnë në kategoritë (a) ose (b)


DISTANCA E FLUTURIMIT VONESA SHUMA
Më pak se 1,500km 3 ose më shumë orë €250
1,500km deri 3,500km 3 ose më shumë orë €400
Më shumë se 3,500km 3-4 orë €300
Më shumë se 3,500km Më shumë se 4 orë €600
Ju nuk keni të drejtë të kërkoni dëmshpërblim nëse:
Anulimi është shkaktuar nga rrethana të jashtëzakonshme (forcë madhore), të cilat nuk mund të ishin shmangur edhe sikur të ishin marrë të gjitha masat e arsyeshme, si: moti i keq, grevat e punonjësve, aktet terroriste ose sabotazhet, trazirat politike apo civile, etj. ose
Ju e rezervoni udhëtimin me dy rezervime të ndara. Për shembull, nëse rezervoni pjesën e parë të udhëtimit me Lufthansa dhe biletën e dytë me British Airways me dy numra rezervimi të ndryshëm, British Airways nuk do të mbajë përgjegjësi për humbjen e lidhjes.